Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

Filluan trajnimet për gazetarë-hulumtues të rinj

ZNM
Wednesday, der 22. November 2017Wednesday, der 22. November 2017/ Wednesday, der 22. November 2017

Shoqata e gazetarëve në Maqedoni në bashkëpunim me Ambasadën e ShBA-së në Maqedoni e filluan ciklin e trajnimeve për gazetarë të rinj, hulumtues dhe aktivistë të shoqërisë civile. Tema e trajnimeve është: “Avancimi i teknikave për hulumtim dhe prezantimi kreativ”.

Ligjëratat interaktive do t’i zbatojnë Zoran Dimitrovski (kryeredaktor në gazetën javore “Fokus”), Zoran Riçliev (gazetar dhe konsulent për media digjitale), dhe një herë në muaj ligjërim do të mbajnë ekspertët nga fusha e hulumtimeve gazetareske nga qendra për hulumtime MuckRock nga ShBA.

„Ky trajnim është një qasje e re inventive e edukimit e cila është e mbështetur nga Stejt Departamenti. Ky është projekti i parë i tillë në botë të cilin e mbështesim, ndërsa nëse tregohet si i suksesshëm do të vazhdojmë ta zbatojmë në Maqedoni, por edhe në shtetet tjera. Pas informatave që i morëm se studentët e gazetarisë në Maqedoni nuk kanë punë praktike gjatë studimeve, vendosëm t’i organizojmë këto trajnime që do t’ua mundësojnë pikërisht këtë” theksoi Ben Lingeman, i cili punon si asistent i këshilltarit për marrëdhënie me publikun në Ambasadën e ShBA-së në Shkup.

Kryetari i ShGM-së Naser Selmani, e falënderoi Ambasadën e ShBA-së e cila gjithmonë e ka mbështetur ShGM-në në luftën për lirinë e fjalës dhe mediave. Ai theksoi se ky lloj i trajnimeve është shumë i rëndësishëm për gazetarët dhe hulumtuesit e rinj. “Në gazetarinë është shumë e rëndësishme të dini rrugën për të gjetur lajmet. Më së shpeshti që të vini deri te lajmet e rëndësishme duhet të hulumtoni dhe të analizoni shumë të dhëna. Ky trajnim pikërisht këtë e ka për qëllim. Të mësoni ta njihni lajmin, ndërsa më pas ta publikoni në mënyrë e cila do të jetë e kuptueshme për tërë opinionin” tha ai..

Pjesëmarrësve iu drejtua edhe trajnuesi Zoran Riçliev, i cili theksoi se ai pret pasi që mbarojnë trajnimet, nga ky grup të dalin yjet e ardhshme të gazetarisë hulumtuese në Maqedoni.

Prodhimet gazetareske që do të dalin nga trajnimet, do të jenë të shpallur në ueb faqen e ShGM dhe ato do të promovohen së bashku me autorët të cilët do të jenë pjesë e procesit të këtyre trajnimeve.

Pjesëmarrësit të cilët do të mbarojnë me sukses këtë cikël të trajnimeve do të fitojnë certifikata për pjesëmarrje në ngjarje të organizuar nga ana e ShGM-së dhe Ambasadës së ShBA-ve në Shkup.

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwittergoogle_pluslinkedin