Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

U mbajt ligjërim me temë: “Roli i mediave në zhvillimin e imazhit publik të bilbilfryrësve“.

nastan slika
ZNM
Thursday, der 9. November 2017Thursday, der 9. November 2017/ Thursday, der 9. November 2017

Para dy ditëve, Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë dhe Ambasada e ShBA-së në Maqedoni organizuan ligjërim me temë: “Roli i mediave në zhvillimin e imazhit publik të bilbilfryrësve“.

Në këtë ngjarje kishte fjalim edhe kryetari i ShGM-së, Naser Selmani i cili i falënderoi ShBA të cilët e përkrahin Shoqatën në mbrojtjen dhe promovimin e lirisë së fjalës në Maqedoni.

“Dakordohemi se tani është momenti në Maqedoni për t’u hapur të gjitha pyetjet që kanë të bëjnë me lirinë e fjalës dhe me cilësinë e demokracisë. Çështja e bilbilfryrësve është një ndër pyetjet më të rëndësishme”, theksoi Selmani.

Sipas tij ligji duhet të ndryshohet dhe të fillohet të zbatohet në mënyrë të drejtë. Ai tha: “Maqedonia ka ligj për bilbilfryrësit nga viti i kaluar, i cili nuk është në pajtim me standardet ndërkombëtare. Edhe ashtu i keq, ai nuk zbatohet sepse sistemi frikohet nga transparenca dhe llogaridhënia”.

Drejtori për çështje juridike në projektin për përgjegjësi të qeverisë, Tom Devajn thotë se duhet të bëhen ndryshime ligjore dhe të krijohet strukturë përkatëse që të fillojnë rezultatet. “Duhet të sigurohen trajnime për të punësuarit, për udhëheqësit e tyre si dhe për gjykatësit që janë përgjegjës për këto lëndë. Dhe shumë e rëndësishme është të bëhet fushatë publike, që të gjithë të kuptojnë Ligjin dhe mbrojtjen të cilën ai e ofron”, theksoi ai.

facebooktwittergoogle_pluslinkedin
Tags: