Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

Fejsbuk profili i ShGM-së tre ditë i bllokuar

профилна
ZNM
Wednesday, der 8. November 2017Wednesday, der 8. November 2017/ Wednesday, der 8. November 2017

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë e informon publikun se Fejsbuk profili i shoqatës ka tre ditë që është i bllokuar, dhe për atë arsye nuk jemi në gjendje t’i ndajmë aktivitetet tona në këtë rrjet social.

Në dy muajt e fundit ky është bllokimi i katërt që mund të hap dyshime se paraqitjet në selinë e Fejsbukut nuk janë të rastësishme dhe kanë për qëllim të ndalojnë raportimin për punën e ShGM-së.

Duam të theksojmë se në asnjë moment dhe në asnjë postim Shoqata nuk ka “provokuar” fjalë të urrejtjes, diskriminim në baza të ndryshme, thirrje për dhunë etj., që mund të shihet në përmbajtjet e publikuara.

ShGM e paraqiti rastin në Drejtorinë për mbrojtje e të dhënave personale, dhe ato premtuan se do të lajmërojnë selinë e Fejsbukut, e cila duhet të debllokojë profilin.

facebooktwittergoogle_pluslinkedin