Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

ShGM: ligjërim me temë imazhi publik i bilbilfryrësve

devine tom
ZNM
Monday, der 6. November 2017Monday, der 6. November 2017/ Monday, der 6. November 2017

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë në bashkëpunim me Ambasadën e ShBA-së në Maqedoni organizon ligjërim të shkurtët dhe diskusion me temë “Roli i mediave në zhvillimin e imazhit publik të bilbilfryrësve“.

Në ngjarjen fjalim do të ketë kryetari i ShGM-së, Naser Selmani, ndërsa pas tij ligjërim të shkurtër do të mbajë z. Tom Devajn, i cili është ekspert ndërkombëtar në fushë të Ligjeve për mbrojtje të bilbilfryrjes.

Pas prezantimit, do të zhvillohet diskusion me të pranishmit në lidhje me këtë temë aktuale. Qëllimi i këtij bashkëpunimi është të mësojmë për praktikat e fundit për vëzhgimin e mediave në lidhje me bilbilfryrjen, bilbilfryrësit si dhe mbrojtja e bilbilfryrësve.

Ngjarja do të mbahet nesër në “Klubin e gazetarëve” me fillim në ora 14.00 dhe do të zgjasë dy orë.

facebooktwittergoogle_pluslinkedin
Tags: