Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

E prezantuar analiza e online mediave

naslovna
ZNM
Wednesday, der 1. November 2017Wednesday, der 1. November 2017/ Wednesday, der 1. November 2017

Shoqata e gazetarëve në Maqedoni sot prezantoi dy publikime në të cilët është analizuar situata e online mediave në Republikën e Maqedonisë. Autor i dy analizave është gazetari dhe konsulenti për media digjitale Zoran Riçliev.

Në konferencën për shtyp për promovimin e analizave folën kryetari i ShGM-së, Naser Selmani, kryetari i Komisionit për ankesa në Këshillin për etikë në media në Maqedoni, Mirçe Adamçevski, si dhe vet autori Zoran Riçliev.

Kryetari i ShGM-së, Naser Selmani tha se kërkesa për rregullim ligjor i online mediave është në kundërshtim me rekomandimin e Këshillit të Evropës për lirinë e internetit, e sjellë në vitin 2016. “Maqedoni si anëtare e Këshillit të Evropës ka obligim t’i respektojë, mbrojë dhe promovojë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të internetit”, tha Selmani.

Autori i analizës Riçliev shpjegoi se në opinion është krijuar perceptimi i gabuar se online mediat janë jashtë kornizës ligjore. “Të gjitha ligjet që kanë të bëjnë me përgjegjësinë e mediave tradicionale vlejnë edhe për online mediat. Online mediat nuk guxojnë të përdorin fjalë të urrejtjes, të shpifin, mos të respektojnë të drejtën e privatësisë ose të vjedhin tekste sepse përgjigjen njëjtë sikur mediat tradicionale sipas kodit penal, ligjit për shpifje, ligji për mbrojtjen e privatësisë ose ligji për të drejtat e autorit”, tha Riçliev.

Sipas tij, nevojitet praktikë në të cilën mediat integritetin e tyre do ta garantojnë me identitet transparent, nëpërmjet të publikimit të pronësisë të mediumit, publikimit të impresumit ku do të duket struktura editoriale, ndërsa gazetarët do t’i nënshkruajnë tekstet e tyre.

Adamçevski tha se Këshilli për etikë ka rregullore të re për anëtarësim të online mediave. “Аto duhet të publikojnë impresumin e tyre, të nënshkruajnë se do të mbështesin vetërregullimin/do të respektojnë Kodin e gazetarëve dhe Kartën për raportim etik dhe në faqen e tyre do të publikojnë baner për atë. Tekstet e publikuara do të nënshkruhen nga autori, të jenë portale të cilët rregullisht publikojnë përmbajtje informative që janë në interes publik, të janë të regjistruat me mk-domejn, t’i publikojnë vendimet e KEMM, ndërsa kur huazohen përmbajtje nga mediat tjera të tregohet burimi i informatës”.

Në vijim mund t’i gjeni të dy analizat:

http://znm.org.mk/?attachment_id=3858&lang=SQ

http://znm.org.mk/?attachment_id=3859&lang=SQ

facebooktwittergoogle_pluslinkedin
Tags: