Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

Në ngjarje të AShMAA-së u promovua modeli i ShGM-së për financim të RTM-së

Драган Секуловски ЗНМ
ZNM
Wednesday, der 27. September 2017Wednesday, der 27. September 2017/ Wednesday, der 27. September 2017

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale dje e prezantoi analizën e tregut të radiodifuzerëve për vitin 2016. Sipas analizës konstatohet zvogëlim i dukshëm i të ardhurave të tre televizioneve kombëtare, siç janë Sitel, Kanal 5 dhe Alfa, ndërsa rritje të vogël është regjistruar te televizionet Telma dhe Alsat-M.

Drejtori i AShMAA-së Zoran Trajçevski shpjegoi se zvogëlimi i të ardhurave për televizionet kombëtare, ndër të tjerët, është pasojë e heqjes së reklamave qeveritare.

Në lidhje me financimin e servilit publik, numrat tregojnë se vitin e kaluar RTM ka mbledhur afër 10 milion euro nga taksa radiodifuzive dhe afër 5 milion euro dotacione nga Qeveria.

Gjatë prezantimit publik të raportit, Agjencia ceki ShGM-në si subjekt i vetëm, i cili në periudhën e kaluar është angazhuar për zgjidhjen e problemit me financimin e RTM-së.

Drejtori i ShGM-së, Dragan Sekulovski shpjegoi se mënyra e vetme për të stabilizuar servilin publik është të sigurojë buxhet vjetor prej 25 milion euro, dhe me atë do të përforcohet autonomia institucionale dhe pavarësia editoriale.

Sekulovski theksoi se RTM në krahasim me servilet tjera rajonale ka buxhet dhjetë herë më të vogël, ndërsa nga ana tjetër vazhdimisht zmadhohen obligimet, siç është hapja e kanalit të ri me program 24 orë në gjuhën shqipe.

Ai tha se servili publik është në borxhe të mëdha, gjendje kadrovike jo e volitshme e të punësuarve, mosekzistimi i rrjetit të korrespodentëve, si dhe mungesë e pajisjes.

 

facebooktwittergoogle_pluslinkedin
Tags: