Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

Informata pa pagesë nga MIA për internet portalet

MIA, SEMM, ZNM KONFERENCIJA
ZNM
Wednesday, der 13. September 2017Wednesday, der 13. September 2017/ Wednesday, der 13. September 2017

Agjencia informative e Maqedonisë (MIA) në bashkëpunim me Shoqatën e gazetarëve të Maqedonisë dhe Këshilli për etikë ne media në Maqedoni (SEMM)  iu dalin në krah portaleve për raportim për zgjedhjet e ardhshme.

Sot në konferencën e shtypit drejtori i MIA-së, Dragan Antonovski tregoi se të gjithë internet portalet të cilët do të respektojnë Kodin e gazetarëve të Maqedonisë dhe Deklaratën për raportim etik do të fitojnë qasje të lirë deri te të gjitha informatat e MIA-së në tre muajt e ardhshëm. Ideja është me këtë të përmirësohen standardet profesionale gazetareske.

“Në emër të ngritjes të standardeve, për ndalim të propagandës, dezinformimin dhe lajmeve të rreme të gjithë portalet që duan të transmetojnë informata të sakta dhe të kontrolluara mund të bëhen përdorues tonë pa pagesë” theksoi Antonovski.

Kryesia e SEMM dhe ShGM-së, Marina Tuneva dhe Naser Selmani e përkrahën këtë iniciativë. “Mesazhi i përbashkët që e dërgojmë sot është se iu bëjmë thirrje mediave të veprojnë si shtyllë e interesit publik dhe të punojnë në përputhshmëri me standardet më të lartë të profesionit”, tha Tuneva.

E mirëpresim dhe mbështesim këtë ofertë të MIA-së, tha Selmani, sepse ajo është në përputhshmëri me përpjekjet e ShGM-së për raportim profesional dhe të pavarur. Sipas tij, në këtë mënyrë do të përforcohet edhe vetë-rregullimi në mediat dhe do të krijohet ambient në të cilin gazetarët që nuk punojnë në mënyrë profesionale vet do të përcaktohen dhe do të izolohen.

Veb portalet e interesuar për të marrë qasje të lirë deri në lajmet do të duhet të paraqiten në MIA që të mund të fitojnë qasje pa pagesë.

facebooktwittergoogle_pluslinkedin
Tags: