Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

Të dorëzuara vërejtjet për Projektligjin për media

mediumi-1
ZNM
Tuesday, der 12. September 2017Tuesday, der 12. September 2017/ Tuesday, der 12. September 2017

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë, Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve mediatik dhe Këshilli për etikë në mediat në Maqedoni dje dërguan vërejtje deri te Ministria për shoqëri informatike dhe administratë për Projektligjin për emërim dhe plotësim të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audio vizuale.

Vërejtjet kryesore të organizatave ishin për përqindjen që ndahet nga buxheti shtetëror për financimin e RTM-së, përcaktimin e listës të propozuesve të anëtarëve për Këshillin e RTM dhe për Këshillin e Agjencisë për media, si dhe fshirja e dy neneve nga ligji që kanë të bëjnë me parimet për raportim të gazetarëve gjatë fushatave zgjedhore.

Organizatat mbesin në qëndrimin se një për qind nga buxheti duhet të ndahet për financimin e RTM, dhe për atë gjë janë dhënë argumente konkrete siç janë pajisja e pamjaftueshme me mjete teknike të RTM-së, mos ekzistimi i rrjetit të korrespodentëve, rrogat e ulëta të punësuarve, si dhe nevoja për punësim të kuadrove të ri dhe personel tjetër kreativ. Gjithashtu, me ndryshimet e ligjit është parashikuar që kanali i dytë i RTM-së të shndërrohet në kanal i posaçëm me program vetëm në gjuhën shqipe, ndërsa programi i bashkësive etnike tjera do të transferohet në kanalin e tretë. Të gjitha këto obligime të RTM-së kërkojnë zmadhim të mjeteve për funksionimin e saj formal si servil publik i pavarur dhe profesional, i cili do të jetë në shërbim të qytetarëve.

Tre organizatat mendojnë se në listën e propozuesve duhet të caktohet se Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë propozon anëtarë për Këshillin programor të RTM-së dhe në Këshillin e Agjencisë. Me atë do të sigurohet që anëtarë të propozojnë organizata kompetente, kredibile dhe të pavarura, që do t’i përfaqësojnë interesat e gazetarëve.

Në vërejtjet kërkohet edhe ulje e tarifës për licencë për transmetim televiziv ose të radios. Gjithashtu, insistohet Agjencia për media para se të fillojë ndonjë procedurë penale, duhet publikisht t’i paralajmërojë mediat.

ShGM, SSNM dhe SEMM kërkojnë edhe fshirje të neneve 62-a dhe 62-b nga ligji, të cilët kanë të bëjnë me pluralizmin politik në lajme dhe në programe informative ditore gjatë fushatave zgjedhore. Ne besojmë se standardet gazetareske nuk mund të jenë objekt i rregullimit ligjor, por vetëm të vetë-rregullimit në media. Nëse standardet etike gazetareske futen në ligj, ekziston rrezik e madh që ato të keqpërdoren për kufizim të lirisë së të shprehurit dhe lirisë së mediave.

facebooktwittergoogle_pluslinkedin
Tags: