Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

ShGM me iniciativë për ndihmë të mediave të shtypura

профилна знм
ZNM
Tuesday, der 1. August 2017Tuesday, der 1. August 2017/ Tuesday, der 1. August 2017

Më 21 korrik në Klubin e gazetarëve me iniciativë të ShGM-së u zhvillua takim në të cilin morën pjesë përfaqësues të mediave të shtypura, anëtarë të ShGM-së, edhe atë: javoret Fokus dhe Kapital, si dhe gazetat ditore Lajm, Koha, Nova Makedonija, Slloboden peçat dhe Makedonski sport.

Në këtë takim u diskutua për praktikat më të mira për subvencionimin e mediave të shtypura në rajonin dhe më gjerë. Subvencionimi i mediave si temë është hapur nga ShGM si përgjigje për problemet me të cilët përballohen mediat e shtypura dhe mediat lokale për shkak të internetit dhe rrjeteve sociale, të cilët në mënyrë negative ndikojnë mbi ekzistencën e tyre. Ne gjithmonë kemi kundërshtuar përzierjen e qeverisë në financimin e mediave nëpërmjet të reklamave të qeverisë sepse me atë ndikohet në tregun dhe në politikën e redaktimit. Megjithatë, forma të ndryshme të subvencionimit të mediave, nën kritere të qarta dhe transparente, përdoren në të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian.

Pjesëmarrësit kërkuan takimet e ardhshme për konsultime të mbahen me mbështetje të Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë, si institucion përgjegjës për politikat për media në Republikën e Maqedonisë. Në këtë kërkesë, ShGM u përgjigj me shkresë deri te MShIA me të cilën u kërkua nga ministri Mançevski të shqyrtojë mundësinë për formimin e grupit të punës të ekspertëve në kuadër të ministrisë në të cilin përveç të përfaqësuesve të gazetave dhe ShGM-së, duhet të kyçen edhe shërbimet profesionale të MShIA. Në takimin mund të diskutohet për format e subvencionimit të mediave të shtypura në nivel nacional dhe në nivel lokal, siç janë lehtësimet tatimore, lirime për shërbime publike, subvencionim për letër dhe botim, si dhe ndihmë në formë të drejtë për drejtë për gazetarinë hulumtuese.

ShGM në interes të reformave të pritura të cilët kanë për qëllim të përmirësojnë gjendjen e mediave, insistoi që ky takim të mbahet sa më shpejt.

Anëtarët e ShGM-së do t’i informojmë për përfundimet të cilët do të dalin nga këto takime.

01 gusht, viti 2017, Shkup

facebooktwittergoogle_pluslinkedin