Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

SHGM dënon sulmin verbal ndaj gazetarëve të TV “Vis” në komunën Novo Sellë

str_tvvis
ZNM
Wednesday, der 26. July 2017Wednesday, der 26. July 2017/ Wednesday, der 26. July 2017
Shoqata e gazetarëve të MAqedonisë e dënon ashpër sulmin verbal dhe sjelljen e pahijshme të kryetarit të komunës Novo Sellë-Bllazho Vellkov dhe këshilltarit të VMRO DPMNE-së Bozhin Jovanov ndaj ekipit të TV “Vis” nga Strumica.Kolegia Stojne Miteva dhe kameramani Kire Piliçev kanë qenë të ofenduar me fjalët më të pista dhe janë penguar që të raportojnë nga seanca e Këshillit të komunës Novo Sellë e cila u mbajt dje, e në të cilën duhej të debatohet mbi shpalljen e referendimit pro ose kundër punës së minierës “Illovica”.
SHGM vlerëson se është e palejueshme që një kryetar komune, në këtë rast Bllazho Velkov, të pengojë gazetarët në punët e tyre profesionale dhe pse bëhet fjalë për seancë të publike, ashtu siç duhet të jenë të gjitha seancat e një këshilli komunal. Edhe më e pahijshme është kur kolegët ofendohen nga këshilltarët e përzgjedhur nga populli. Ata në vend se të zotohen për transparencë dhe llogaridhënie para votuesve, gjë që më së miri bëhet nëpërmjet raportimit mediatik për punën e tyre, ata tentojnë që ti pengojnë gazetarët në kryerjen e detyrës.
SHGM kërkon përgjegjësi për këtë sjellje të pahijshme të kryetarit dhe Novo Sellë.
Më e pakta që mund të bëjnë është që tu kërkojnë falje publike kolegëve nga TV “VIS”. Njëkohësisht iu bëjmë thirrje partive politike që para zgjedhjeve  lokale tu bëjnë thirrje antarëve të tyre që të përmbahen nga sjelljet e tilla ndaj mediave.

SHGM, Shkup

26 Korrik, 2017

facebooktwittergoogle_pluslinkedin
Tags: