Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

Dënohen kërcënimet e simpatizantëve të BDI-së ndaj TV Shenja

shenja
ZNM
Wednesday, der 19. July 2017Wednesday, der 19. July 2017/ Wednesday, der 19. July 2017

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë dënon kërcënimet e simpatizantëve të Bashkimit demokratik për integrim ndaj ekipit të Televizionit Shenja, të cilët dje penguan raportimin e tyre për problemet komunale në komunën e Çairit.

Ju bëjmë thirrje institucioneve përkatëse t‘i identifikojnë dhunuesit dhe t’i sjellin para drejtësisë. Dhuna ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias është e papranueshme dhe paraqet sulm mbi demokracinë.

Shteti ka obligim të sigurojë sistem efikas për parandalimin dhe ndëshkimin e dhunës ndaj gazetarëve. Ky është parakusht themelor për përmirësimin e gjendjes së lirisë së fjalës.

ShGM, gjithashtu, përshëndet deklaratën e kryeministrit Zoran Zaev, i cili sot i dënoi kërcënimet ndaj TV Shenja-s dhe bëri thirrje për hetimin e rastit dhe dënimin e dhunuesve.

facebooktwittergoogle_pluslinkedin
Tags: