Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

Dënohet sulmi kundër gazetarit Berlakoski

pere-tosev
ZNM
Friday, der 7. April 2017Friday, der 7. April 2017/ Friday, der 7. April 2017

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë dënon kërcënimet e djeshme kundër gazetarit të “Plusinfo” Bozhidar Berlakoski, nga anëtarët e shoqatës “Pere Toshev” nga Prilepi.

Gazetari Berlakovski, i cili poashtu është nga Prilepi, dje pas dite në qendër të Shkupit është takuar me anëtarë të kësaj shoqate dfhe pa mos qenë të provokuar me fjalë e kanë fyer duke i thënë “kopil tradhtarësh”, ndërsa pastaj janë përpjkekur edhe fizikisht ta sulmojnë.

Sulme të këtilla kur dhunuesit në qendër të kryeqytetit marrin guximin të ndjekin gazetarë për ta rrahur, dëshmojnë për përshkallëzimin e dhunës kundër gazetarëve.

Fushata kundër gazetarëve gjatë muajve të fundit është pasojë e fjalorit luftënxitës të të përfaqësuesve të qeverisë në largim, përkrahësve dhe mediave të tyre. Ndarja artificiale e mediave në patriot dhe tradhëtarë i shëndron gazetarët në mish për top në përplasjen mës partive.

Ftojmë policinë t’i zbulojë autorët e sulmit dhe ashpër t’i ndëshkojë. Përkujtojmë se institucionet e shtetit kanë obligim ligjor të mundësojnë kushte të sigurta për punën e gazetarëve. Çdo anashkalim i dhunës kundër gazetarëve, paraqet sulm të paramenduar ndaj lirisë së fjalës dhe sigurisë së gazetarëve.

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë

7 Prill 2017, Shkup

facebooktwittergoogle_pluslinkedin
Tags: