Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

Faleminderohet SHBA për raportin objektiv për mediat

Untitled
ZNM
Wednesday, der 8. March 2017Wednesday, der 8. March 2017/ Wednesday, der 8. March 2017

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë faleminderon administratëen amerikane për rarpotin objektiv për lirinë e fjalës në Maqedoni, ku konstatohet se këto liri janë cënuiar për shkak të trysnisë së vazhdueshme të qeverisë ndaj mediave.

Uashingtoni njeh burimet e krizës në mediat maqedone, siç janë politika e mosndëshkimit të dhunës kundër gazetarëve dhe shpërdorimi i parasë publike nga qeveria për të kontrollar median.

Në Raport amerikanët flasin për sulmet e shpeshtuara kundër gazetarëve, duke filluar nga suulmet fizike deri të kërcënimet për jetën e gazetarëve, ku janë përshirë edhe bartës të funksioneve publike. Shqetëson fakti që asnjë prej këtyre sulmeve nuk është zbardhur nga institucionet.

Vëmendje të veçantë Raporti i kushton shpërdorimit të parasë publike nga qeveria për të heshtur dhe instrumentalizuar median. Përkundër moratoriumit të fushatave qeveritare në vitin 2015, në Raport theksohet se kjo masë nuk i ka përfshirë edhe institucionet publike dhe private të lidhura me VMRO-DPMNE.

Lidhur me Radiotelevizionin maqedon, theksohet shpërdorimi i tij për promovimin e partisë në pushtet, e cila është pjesë e politikës së koordinuar editoriale me tre televizone më të shikuara private.

Vend të rëndësishëm në raport zë  edhe fushata sistematike kundër gazertarëve nga pushteti përmes padive për shpifje dhe lustrimit. Ky lloj presioni ilustrohet me rastin e lustrimit të kryeredaktorit të javores Fokus, Jadranka Kostova dhe padisë për shpifje nga BDI kundër kryeredaktorit të gazetarës Lajm, Isen Saliu.

Ky raport, konfirmon relevancën e qëndrimeve të SHGM të cilat vazhdimisht i ka prezentuar në publik. Ata janë gjërësisht të përdorura si argumente për përshkrimin e gjendjes së vështirë të mediave.

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë

Raportin e plotë të SHBA për Maqedoninë mund ta gjeni KËTU.

8 Mars, 2017

Shkup

facebooktwittergoogle_pluslinkedin
Tags: