Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

Kuvendi t’i përshpejtojë reformat ndërsa Qeveria të përmbahet nga vlerësimi i punës së RTVM

ZNM
Friday, der 10. May 2019Friday, der 10. May 2019/ Friday, der 10. May 2019

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë reagon në konkluzën  e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nga 8 maji, me të cilën vlerësohet puna e Radiotelevizionit të Maqedonisë. Në konkluzën thuhet se RTVM nuk i ka përmbushur standardet profesionale dhe etike për sigurimin e pavarësisë redaktuese, paanshmërisë dhe objektivitetit gjatë informimit.  Është e pakontestueshme se puna e RTVM-së në të kaluarën është kritikuar në shumë raporte ndërkombëtare se nuk ka arritur të raportojë në mënyrë profesionale për ngjarjet me interes publik. Përkujtojmë se në raportin e Reporterëve pa kufi ishte e theksuar se duhet të zbatohen reforma në RTVM dhe se servili publik edhe më tutje vazhdon tu shërbejë interesave të qeverisë së kaluar.

Theksojmë se sipas Nenit 104 të LSHMAA, Radiotelevizioni i Maqedonisë është i pavarur nga çdo autoritet shtetëror, entitet tjetër ligjor publik ose kompani tregtare dhe duhet të jetë i paanshëm në politikat editoriale.

Megjithatë, theksojmë se Qeveria nuk është institucion kompetent që duhet të vlerësojë punën e medias. Apelojmë qeverinë të përmbahet nga vlerësimet e standardeve profesionale të medias, sepse duke bërë atë ajo tejkalon kompetencat e saj dhe merr përsipër punën e organeve (vetë)rregulluese. Në të njëjtën kohë, i bëjmë thirrje Kuvendit të RMV urgjentisht të vazhdojë procesin për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Programor të RTVM si parakusht për reformimin e servilit publik, i cili do të kontribuojë në profesionalizimin e saj, ngritjen e standardeve dhe zhvillimin e rrjetit të korrespondentëve.

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwittergoogle_pluslinkedin
Tags: