Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

SHGM mbështet zgjerimin e Rrjetit për luftë kundër gjuhës së urrejtjes në media

ZNM
Thursday, der 25. April 2019Thursday, der 25. April 2019/ Thursday, der 25. April 2019

Sot Asociacioni për mbrojtjen e mediave të shtypura iu bashkëngjit Rrjetit për luftë të gjuhës së urrejtjes në media, i cili ishte i iniciuar nga Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni (KEMM).

Kryetarja e Këshillit Drejtues të KEMM Katarina Sinadinovska tha se në ballafaqimin me gjuhën e urrejtjes në mediat është shumë me rëndësi të vazhdohet me promovimin e standardeve gazetareske dhe me bashkëpunimin me të gjitha institucionet përkatëse për sanksionimin e këtij fenomeni negativ. Rrjeti është i hapur për bashkëpunim me të gjitha organizatat civile, shoqatat, institucionet dhe mediat që duan të kontribuojnë për të parandaluar paraqitjen e gjuhës së urrejtjes në mediat në vendin tonë. “Do të ishin të kota të gjitha përpjekjet e bashkësisë profesionale gazetareske nëse institucionet nuk sanksionojnë gjuhën e urrejtjes. Për këtë arsye është i rëndësishëm Rrjeti për luftë kundër fjalës së urrejtjes”, theksoi Sinadinovska. Sipas saj, nëse aktorët që u bashkuan ose do t’i bashkohen këtij Rrjeti nuk marrin pjesë në trajtimin e gjuhës së urrejtjes, atëherë kjo do të pasqyrojë hipokrizinë e sistemit.

Kryetari i Asociacionit për Mbrojtjen e Mediave të Shtypura dhe themelues i gazetës ditore Koha, Lirim Dullovi, theksoi se qëllimi i fushatës për luftë kundër gjuhës së urrejtjes është të rrisë ndërgjegjësimin për pasojat e dëmshme që shkakton përdorimi i gjuhës së tillë, duke theksuar se është shumë e rëndësishme të kërkohet përgjegjësi edhe nga institucionet. “Shpresojmë se mesazhet që i dërgojmë nëpërmjet të mediave të shtypura në kuadër të kësaj fushate do të kontribuojnë në parandalimin e gjuhës së urrejtjes”, theksoi Dullovi.

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë Mlladen Çadikovski tha se gjuha e urrejtjes dhe thirrja për dhunë mbi gazetarët është absolutisht e papranueshme dhe paraqet një sulm i drejtpërdrejtë mbi lirinë e fjalës. “Kërcënimet me vdekje me të cilët gazetarët shpesh përballen kanë për qëllim t’i shqetësojnë gazetarët dhe ta hesht kritikën në mediat”, tha Çadikovski. Ai edhe një herë përkujtoi se është përgjegjësi e Qeverisë dhe të institucioneve të garantojnë mjedis të sigurt pune për gazetarët, ndërsa kjo mund të arrihet vetëm nëse sanksionohet gjuha e urrejtjes ndaj gazetarëve dhe me përfundimin e praktikës së mosndëshkimit të atyre që sulmojnë gazetarë.

Në formimin e Rrjetit për luftë kundër gjuhës së urrejtjes në mediat morën pjesë shoqatat profesionale mediatike dhe gazetareske, vendimmarrësit, organet shtetërore dhe rregulluese që janë kompetente për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, organizata nga sektori civil dhe subjekte të tjera nga sfera e mediave. Rrjeti zyrtarisht u formua më 30 janar të këtij viti.

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwittergoogle_pluslinkedin
Tags: