Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

Sekulovski: Parlamentëve në vendet e Ballkanit Perëndimor u mungon strategji për komunikime

ZNM
Tuesday, der 29. January 2019Tuesday, der 29. January 2019/ Tuesday, der 29. January 2019

Drejtori i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë – Dragan Sekulovski, në ftesë të Parlamentit Evropian në Bruksel, morri pjesë në debatin me temë: “Komunikimi me qytetarët: Si të zhvillohet strategjioni për komunikime të parlamentëve”.

Në debatin që u mbajt në Parlamentin Evropian foli edhe Sekulovski i cila tha se organizatat civile mund të luajnë rol të rëndësishëm në përmirësimin e komunikimit të parlamentëve. “Parlamentet si institucione reprezentative, shërbejnë si kanale të komunikimit mes publikut dhe procesit të qeverisjes dhe në këtë kuptim shoqatat civile mund të ndihmojnë, por vetëm nëse parlamentet sinqerisht lejojnë këtë”, theksoi ai.

Sipas Sekulovskit, parlamentëve në vendet e Ballkanit Perëndimor u mungon strategji për komunikime. Në atë drejtim ai veçoi disa segmente që mund të përmirësohen në punën e parlamenteve siç janë: përmirësimi i nivelit të transparencës me qëllim që të parandalohet përhapja e dezinformatave dhe propagandës; përfshirje më të madhe të organizatave civile në punën e parlamentëve; komunikime të shpeshtuara dhe dykahëshe në rrjetet sociale dhe në mediat bashkëkohore gjatë punës së parlamenteve, si dhe hapje sa më të madhe të parlamenteve ndaj gazetarëve dhe mediave nëpërmjet të organizimit të brifingjeve të rregullta me qëllim që të ketë qytetarë sa më të informuar.

Ngjarja ishte e moderuar nga z. Eduard Kukan, deputet në Parlamentin Evropian, ndërsa morrën pjesë delegacione parlamentare nga vendet kandidate për hyrje në BE, si dhe tre përfaqësues të organizatave civile nga Ballkani Perëndimor ndër të cilëve ishte edhe Sekulovski.

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwittergoogle_pluslinkedin