Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

Rashkovski jep shembull për atë se si nuk duhet të sillet një përfaqësues i Qeverisë ndaj gazetarëve

ZNM
Tuesday, der 2. July 2019Tuesday, der 2. July 2019/ Tuesday, der 2. July 2019

Sjellja e pashembullt dhe arrogante e plotësuar me kërcënime me padi për shpifje ndaj gazetarëve përbënte konferencën e sotshme për shtyp që mbajti Sekretari Gjeneral i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dragi Rashkovski.

Kërcënimet e tilla për ngritjen e padive kundër gazetarëve nga ana e përfaqësuesve të lartë të Qeverisë paraqesin presion ndaj gazetarëve që mund të rezultojë me vet-censurim. Sekretari Gjeneral i Qeverisë duhet të din se duke mos u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në konferencë për shtyp, të cilën ai vet organizoi, por edhe me sjelljen e pashembullt ndaj disa gazetarëve që ishin të pranishëm aty, shkel konceptin e hapjes dhe transparencës të cilën Qeveria mundohet ta promovojë.

Rikujtojmë Rashkovskin se nëse nuk është i kënaqur nga respektimi i standardeve etike në ndonjë prodhim mediatik, atëherë ai mund të paraqet ankesë në organet vetërregulluese. Përfaqësuesit e lartë të Qeverisë, por edhe personat publik në përgjithësi duhet të kenë prag më të lartë të tolerancës kur kritikohet puna e tyre nga ana e gazetarëve.

Ato duhet të dinë se kërcënimet për shpifje dhe fyerje kundër gazetarëve paraqesin metodë e vjetërsuar dhe jopopullore që është përdorur në të kaluarën dhe ka ndikuar negativisht mbi lirinë e shprehjes dhe ka kontribuuar në mënyrë negative që Maqedonia të vlerësohet keq në indekset botërore që masin lirinë e mediave.

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwittergoogle_pluslinkedin
Tags: