Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

Përfaqësues të SHGM-së në takim me euroambasadorin Samuel Zhbogar

ZNM
Monday, der 11. February 2019Monday, der 11. February 2019/ Monday, der 11. February 2019

Përfaqësues nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë u takuan me euroambasadorin Samuel Zhbogar. Gjatë takimit bisueduan për reformat në media, për pavarësinë financiare të mediave, si dhe për sigurinë e gazetarëve në Maqedoni.

Kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski, tha se Shoqata ka disa vërejtje për Kodin Zgjedhor dhe për Ligjin për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, veçanërisht në pjesët për financimin e mediave private në mënyrë të drejtpërdrejtë nga buxheti i Republikës së Maqedonisë.

U bisedua edhe për planin e ri strategjik të SHGM-së i cili duhet të përgatitet në periudhën në vijim, ndërsa u diskutua edhe për zgjedhjen e anëtarëve në Këshillin e AShMAA-së dhe për Këshillin programor të RTVM-së, si segment i rëndësishëm në zbatimin e reformave mediatike.

Çadikovski falënderoi Delegacionin e BE-së për mbështetjen që ia jep Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë dhe informoi se në periudhën që vjen SHGM do të punojë në trajnimin e gazetarëve të rinj, në nxitjen e krijimit të rrjetit të korespodentëve, si dhe në ndërtimin e bashkëpunimit me të gjitha institucionet përkatëse që ndikojnë në përmirësimin e sigurisë së gazetarëve.

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwittergoogle_pluslinkedin
Tags: