Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

Pengohet puna e gazetarëve të RTVM par kishës Shën Apostujt Pjetri dhe Pali

ZNM
Monday, der 29. April 2019Monday, der 29. April 2019/ Monday, der 29. April 2019

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënon reagimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët nuk lejuan ekipin gazetaresk nga RTVM të xhirojë në oborrin e një kishe në Shkup me rastin e festave të Pashkëve.

Më 28 prill rreth orës 11:00 të mëngjesit, para kishës “Shën Apostujt Pjetri dhe Pali” në Gorno Lisiçe, kameramanit Trajçe Ilievski dhe gazetares Marija Kotovska, nga ana e pjesëtarëve të uniformuar të MPB-së nuk iu është lejuar të hyjnë në oborrin e kishës dhe të xhirojnë.

Sipas gazetarëve, arsyetimi i policisë ishte se kameramani dhe gazetarja nuk duhet të gjenden aty për shkak të vizitës së një delegacioni të lartë. Kjo urdhër është problematike sepse është dëshmuar se nuk bëhet fjalë për delegacion të lartë, por edhe në raste kur vijnë delegacione të larta policia ka për detyrë të sigurojë vend për gazetarët prej nga ato do të mund të kryejnë punën e tyre pa pengesa.

Për këtë veprim të pajustifikuar të pjesëtarëve të MPB-së, ku ato kanë penguar punën e gazetarëve dhe kameramanëve, SHGM do të paraqesë një ankesë në Repartin për kontroll të brendshme, hetimet penale dhe standardet profesionale pranë MPB.

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwittergoogle_pluslinkedin
Tags: