Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

Thirrje për trajnime për gazetarë të rinj

ZNM
Monday, der 4. February 2019Monday, der 4. February 2019/ Monday, der 4. February 2019

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë në bashkëpunim me Institutin Alfred Friendly nga Misuri – SHBA, në vitin 2019 do të organizojnë trajnime për gazetarë të rinj, ndërsa trajnimet do të kenë fokusin në gazetarinë mobile, gazetarinë e bazuar në të dhënat, gazetaria vizuale dhe përdorimin e rrjeteve sociale gjatë raportimit.

Për këtë program mund të aplikojnë gazetarë të rinj në moshë 23-35 vjet, që kanë së paku 2 vjet përvojë pune, ndërsa trajnimet do të fillojnë në prill dhe mbarojnë në shtator të vitit 2019. Qëllimi i këtij programi është të krijojë rrjetë globale nga 15 gazetarë që do të jenë të trajnuar për të përdorur mjetet dhe teknikat digjitale dhe do të mësojnë t’i praktikojnë teknikat bashkëkohore evropiane.

Në rolin e trajnuesve do të jenë ekspertë me përvojë në fushë të medias nga vendi si dhe gazetarë amerikanë që kanë fituar çmime gazetareske, të cilët bashkëpunojnë me Insitutin Alfred Friendly. Pas përfundimit të trajnimeve të gjithë pjesëmarrësit do të fitojnë certifikata për trajnime të kryera me sukses, ndërsa gazetarëve që do të krijojnë storje më të mira do t’u ndahen edhe shpërblime.

Më shumë detaje për programin, si dhe formularin për të aplikuar mund të gjeni në këtë hallkë.

Njohja e gjuhës angleze dhe përvoja 2 vjeçare në gazetari janë parakushte themelore për pjesëmarrje në këtë program, ndërsa afati i fundit për të aplikuar është 22 shkurti, viti 2019.

Këto trajnime organizohen me ndihmën e ambasadës së SHBA-së në Shkup.

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwittergoogle_pluslinkedin
Tags: