Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

Dënojmë ndalimin e Telmës për komentimin në internet

ZNM
Wednesday, der 17. October 2018Wednesday, der 17. October 2018/ Wednesday, der 17. October 2018

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënon ashpër praktikën e Atanas Kirovskit, drejtor dhe kryeredaktor i televizionit Telma, i cili gazetarëve të televizionit iu ndalon të publikojnë çfarëdo komente, mendime dhe analiza në rrjetet sociale dhe iu kërcënohet me dënime nëse nuk e respektojnë këtë urdhër.

Ndalimi i përgjithshëm dhe arbitrar i çdo lloj komenteve dhe mendimeve të gazetarëve në rrjetet sociale duke u thirrur në respektimin e “neutralitetin” e ashtuquajtur për proceset politike, paraqet shkelje më brutale të lirisë së të shprehurit, e cila është e garantuar sipas legjislacionit vendor dhe ndërkombëtar.

Ky ndalim paraqet shembull eklatant i censurës në internet, dhe ai ka për qëllim të nxitë vetë-censurimin te gazetarët e TV Telmës, në mënyrë që të përshtatin raportimin e tyre sipas qefit të kryeredaktorit Kirovski.

Në botë ekzistojnë praktika ku gazetarët thirren të përmbahen nga komentimi i proceseve politike në rrjetet sociale me qëllim që të ruhet reputacioni e mediumit dhe kjo gjë më së shpeshti praktikohet në serviset publike radiodifuzive.

Megjithatë, kufizimi i tillë është parashikuar në Kodet etike të brendshme të mediumeve, të cilët janë të publikuara dhe ku qartë precizohet për cilët gazetarë vlen dhe në çfarë situata mund të praktikohen kufizimet.

Vet fakti se ndalimi për komentim në rrjetet sociale nuk e përfshinë edhe drejtorin dhe kryeredaktorin e televizionit Telma, tregon se praktika nuk është e formalizuar nëpërmjet të miratimit të një aktit të brendshëm, por është vendim arbitrar, i cili është selektiv dhe diskriminues. Qëllimi i këtij ndalimi, parimisht nuk ka të bëjë me ruajtjen e reputacionit të televizionit, por të kontrollohet liria gazetareske.

Publikisht kërkojmë nga drejtori Kirovski të tërheq ndalimin sepse me vendime të tilla të paarsyeshme kufizohet shprehja gazetareske që do të ndikojë në mënyrë negative në cilësinë e programit dhe reputacionit të televizionit Telma në opinion, përderisa ajo pretendon të jetë medium i lirë dhe profesional.

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwittergoogle_pluslinkedin
Tags: