Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

Mlladen Çadikovski përfaqësues i ri i SHGM-së në Këshillin kombëtar për euro-integrime

ZNM
Tuesday, der 29. January 2019Tuesday, der 29. January 2019/ Tuesday, der 29. January 2019

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë – Mlladen Çadikovski është përfaqësuesi i ri i SHGM-së në Këshillin kombëtar për euro-integrime pranë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Detyrat kryesore të Këshillit kombëtarë janë të ndjekë dhe vlerësojë zhvillimin e aktiviteteve për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian; të jep mendime dhe këshilla në drejtim të përgatitjeve për fillimin e negociatave për anëtarësimin në BE; t’i shqyrtojë informatat për procesin e negociatave; të jep mendime dhe këshilla për harmonizimin e legjislacionit të Republikës së Maqedonisë me legjislacionin e Bashkimit Evropian, etj.

Këshilli ka kryetar, nënkryetar, 15 anëtarë dhe 9 zëvendës anëtarë, edhe atë: 9 anëtarë nga radha e deputetëve në Kuvend, që kanë zëvendës të tyre dhe 6 anëtarë nga institucionet tjera: zëvendësi i Kryetarit të Qeverisë i detyruar për çështje evropiane, përfaqësues nga Kabineti i Kryetarit të R.M, përfaqësues nga Kabineti i Kryeministrit, përfaqësues nga Akademia Maqedonase e Shkencave dhe e Arteve, nga Bashkësia e njësiteve të vetëqeverisjes lokale dhe nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë. Këto gjashtë anëtarë marrin pjesë në punën e Këshillit pa të drejtën për të vendosur.

Këtë pozitë vullnetare në mandatin e kaluar e mbante kryetari i mëparshëm i SHGM-së, Naser Selmani.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në seancën e 81, që u mbajt më 28.01.2019, solli vendimin për ndryshimin e vendimit për emërime të kryetarit, nënkryetarit, anëtarët dhe zëvendës anëtarët e Këshillit kombëtar për euro-integrime. Me këtë vendim, si përfaqësues i SHGM-së, u emërua Mlladen Çadikovski.

 

(Foto: Pravdiko)

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwittergoogle_pluslinkedin