Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

Ministrat të përmbahen nga deklaratat që perceptohen si kërcënime ose etiketime

ZNM
Wednesday, der 30. January 2019Wednesday, der 30. January 2019/ Wednesday, der 30. January 2019

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë beson se zyrtarët publikë, veçanërisht ministrat, duhet të përmbahen nga deklaratat që mund të perceptohen si kërcënime apo etiketime të mediave. Mënyra e tillë e komunikimit nuk mund të ndikojë në profesionalizimin e mediave.

SHGM: Dënojmë trysninë që bën ministri Osmani ndaj mediave

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani duke folur për skandalin në PIOM u kërcënua se do të padisë të gjitha mediat që kanë lidhur këtë skandal me Bashkimin Demokratik për Integrim. Theksojmë se është punë e mediave të hetojnë dhe të shprehin dyshime për të gjithë zyrtarët, pavarësisht cilës parti i takojnë ato, ndërsa përfaqësuesit e Qeverisë, në këtë rast Zëvendëskryeministri i detyruar për euro-integrime, duhet të përmbahen nga kërcënime me padi në frymën e fjalës së lirë për të cilën ato deklarativisht angazhohen.

Çdo mosmarrëveshje duhet të zgjidhet nëpërmjet transparencës, e jo me kërcënime për padi.

SHGM: Ministrat duhet të përmbahen nga deklaratat që perceptohen si etiketime

Në kontekst të deklaratës së ministrit Robert Popovski i cili sugjeroi se në TV Alfa ndikojnë strukturat e qeverisë së mëparshme, megjithatë, besojmë se komentet me të cilët etiketohen mediat nuk kontribuojnë për një ambient më të mirë për punën e mediave dhe për promovimin e vlerave evropiane.

Profesionalizimi i mediave, duke përfshirë edhe ato që me vite të tëra kanë shkelur standardet profesionale është proces i gjatë i cili së fundi kërkon të shkëputet nga ndikimet politike në media, në drejtim të standardizimit të parimeve etike dhe morale të gazetarisë, dhe në këtë proces të gjitha palët e interesuara, duke përfshirë edhe anëtarët e Qeverisë, duhet të jenë më të kujdesshëm.

Apelojmë që mediat të përpiqen të respektojnë standardet më të larta profesionale dhe etike. Përsëritim edhe një herë, se vetëm organet vetë-rregulluese dhe publiku mund të vlerësojnë (mos)profesionalizmin e medias dhe mënyrën se si ato punojnë dhe raportojnë. I inkurajojmë të gjithë qytetarët, zyrtarët dhe ministrat, me anë të këtyre organeve të mundësojnë ngritjen e standardeve të mediave, sepse shkelja e këtyre standardeve nuk është në interes të askujt, aq më pak në favor të besimit në media.

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwittergoogle_pluslinkedin
Tags: