Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

Konkurs për ndarjen e çmimeve gazetareske të SHGM-së për vitin 2018

ZNM
Tuesday, der 22. January 2019Tuesday, der 22. January 2019/ Tuesday, der 22. January 2019

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) shpallë konkurs për ndarjen e dy çmimeve gazetareske për vitin 2018.

SHGM tradicionalisht çdo vit ndanë dy çmime për gazetarë, çmimi për vepër jetësore “Kërste Petkov Misirkov”, dhe për gazetari hulumtuese “Jashar Erebara”.

Këtë vit, Këshilli drejtues i SHGM-së në pajtim me Statutin, vendosi të ndajë edhe një çmim për raportimin më të mirë për tema të rëndësishme lokale dhe rajonale për vitin 2018 për gazetarë nga brendia e Maqedonisë.

– Për çmimin për vepër jetësore kandidatët mund të paraqiten me vetiniciativë ose të propozohen nga tre gazetarë. Në propozimin përveç të dhënave personale të kandidatit, duhet të dorëzohet edhe një përshkrim i shkurtër për arritjet e tij të posaçme në jetë që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në gazetarinë maqedonase.

– Kandidatët për çmimin vjetor për gazetari hulumtuese konkurrojnë me hulumtime serioze gazetareske të botuara në vitin 2018, kushtuar çështjeve të rëndësishme për bashkësinë. Storjet duhet të zbulojnë keqpërdorimet e pushtetit dhe shkeljen e të drejtave dhe lirive të njeriut. Ato duhet të jenë origjinale dhe të mbështetura në fakte të provuara nga burime të ndryshme të informatave.

– Për çmimin për raportimin më të mirë për tema të rëndësishme lokale dhe rajonale për vitin 2018 mund të paraqiten gazetarë që kanë publikuar lajme në media lokale ose rajonale, ose mund të jenë edhe korrespodent në mediat kombëtare në Maqedoni. Paraqitja për këtë kategori mund të jetë me vetiniciativë ose me propozim nga tre gazetarë.

Në aplikacionin për çmimin për gazetari hulumtuese dhe për raportimin më të mirë për tema të rëndësishme lokale dhe rajonale storja duhet të dërgohet në formatin burimor dhe dy kopje.

Aplikacionet duhet të dërgohen në SHGM jo më vonë se 20 shkurt të vitit 2019.

Aplikacionet për tre çmimet mund të dërgohen:

  • Me postë, në adresën Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, Gradski zid, blok 13, 1000 Shkup, RM;
  • Me postë elektronike në adresën : contact@znm.org.mk
  • Personalisht në dorë në zyrën e SHGM

Paraqitjet duhet të shënohen “Për ÇMIMET”.

Fituesit të shpërblimit për vepër jetësore do t’i ndahet plaketë, ndërsa fituesit e çmimeve për storjen më të mirë hulumtuese dhe për raportimin më të mirë për tema të rëndësishme lokale dhe rajonale për vitin 2018 do të shpërblehet me plaketë dhe 500 euro.

Përzgjedhjen e fituesve për vepër jetësore dhe gazetari hulumtuese do ta bëjë Komision i veçantë për ndarjen e shpërblimeve të SHGM.

Personi për kontakt për informacione lidhur me aplikimin për shpërblimet është: Elizabeta Stoleva: 02/3 298 139 ose në postën elektronike: contact@znm.org.mk

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwittergoogle_pluslinkedin
Tags: