Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

Institucionet të hetojnë pse të punësuarit në “Kanal Vizija” nuk marrin rrogë

ZNM
Friday, der 10. May 2019Friday, der 10. May 2019/ Friday, der 10. May 2019

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë – Qendra rajonale Manastir, i jep mbështetje kolegëve nga televizioni “Kanal Vizija” nga Prilepi të cilët sot në konferencë për shtyp informuan se në 10 muajt e fundit nuk iu kanë dhënë rrogat gazetarëve dhe punonjësve mediatik që punojnë aty, si dhe honorarët për periudhën e njëjtë.

I bëjmë thirrje kryesisë të televizionit “Kanal Vizija” të respektojë rreptësisht Ligjin për marrëdhënie të punës sepse pavarësia financiare është parakushti themelor që të mund gazetarët të kryejnë obligimet e tyre profesionale.

Njëkohësisht, i bëjmë thirrje Inspektoratit Shtetëror të Punës pranë Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale si dhe Drejtorisë për të Ardhurat Publike dhe të gjitha institucioneve të interesohen për këtë rast sepse me muaj të tërë nuk janë paguar rrogat dhe të merren masa përkatëse me qëllim që të zgjidhet kjo çështje sa më shpejt.

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwittergoogle_pluslinkedin