Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

SHGM nënshkroi Memorandum për bashkëpunim me Avokatin e Popullit

ZNM
Wednesday, der 15. May 2019Wednesday, der 15. May 2019/ Wednesday, der 15. May 2019

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë nënshkroi Memorandum për bashkëpunim me Avokatin e Popullit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Qëllimi i këtij Memorandumi është të përmirësohet dhe të zyrtarizohet bashkëpunimi i SHGM-së dhe zyrës së Avokatit të Popullit.

Kryetari i SHGM-së Mlladen Çadikovski tha se nëpërmjet të këtij Memorandumi demonstrohet edhe vullnet institucional nga ana e Avokatit të Popullit për mbrojtje më të madhe të gazetarëve. “Një pjesë e obligimeve të Shoqatës që dalin nga nënshkrimi i Memorandumit janë organizimi i seminareve dhe punëtorive të ndryshme, publikimi i analizave, si dhe krijimi i fushatave që kanë për qëllim ngritjen e ndërgjegjes të qytetarëve për rolin e Avokatit të Popullit në lidhje me promovimin e mbrojtjes të të drejtave të gazetarëve dhe lirinë e fjalës, si dhe për rëndësinë që të munden gazetarët të kryejnë obligimet e tyre në mënyrë të lirë dhe të sigurt” theksoi Çadikovski.

Përveç kësaj, Çadikovski shtoi se SHGM dhe Avokati i Popullit do të punojnë edhe për të avancuar transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve, si dhe informimin e rregullt dhe në kohë të qytetarëve dhe opinionit.

“Duke i mbrojtur të drejtat e gazetarëve e mbrojmë publikun, sepse vetëm gazetarët e lirë janë garanci për raportim profesional dhe publikë mirë të informuar”, tha Çadikovski dhe shtoi se kjo është arsyeja kryesore që SHGM aktivisht bashkëpunon me të gjitha institucionet relevante që të mund gazetarët të ndjehen të sigurt në teren gjatë zbatimit të detyrave të tyre profesionale.

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwittergoogle_pluslinkedin
Tags: