Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

SHGM organizon trajnim për zhvillimin e planit të ri strategjik

  • 5397
  • 5397
  • 5397
  • 5397
  • 5397
  • 5397
  • 5397
  • 5397
  • 5397
  • 5397
  • 5397
  • 5397
ZNM
Friday, der 17. May 2019Friday, der 17. May 2019/ Friday, der 17. May 2019

Gjatë këtyre tre ditëve është duke u zhvilluar punëtori për planifikim strategjik të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, që në periudhën në vijim duhet të rezultojë me plan të ri strategjik për një dhe për tre vitet e ardhshme.

Në këtë punëtori marrin pjesë anëtarë nga të gjithë organet e Shoqatës, gjegjësisht anëtarët e Këshillit Drejtues dhe Mbikëqyrës, Këshilli i Nderit, si dhe një pjesë e koordinatorëve të qendrave rajonale të SHGM-së. Pjesëmarrësit biseduan për përparësitë, rreziqet dhe mundësitë për zhvillim të mëtutjeshëm të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, ndërsa u definuan edhe qëllimet strategjike që do të inkorporohen në planin e ri strategjik.

Ndër përfundimeve kryesore që dolën nga debati gjatë ditës së parë ishte mbështetja, përfshirja dhe zhvillimi profesional i anëtarëve të SHGM-së, përfaqësimi i qëndrimeve të Shoqatës para bashkësisë ndërkombëtare dhe aktorëve lokalë, qëndrueshmëria dhe dukshmëria e SHGM-së, përfshirja e qendrave rajonale në punën e SHGM-së, bashkëpunimi me organizatat tjera mediatike etj.

Trajnues në këtë punëtori janë Aleksandar Krzhallovski nga Qendra e Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Natalija Bratuleviq nga Beogradi, ekspert në fushën e planifikimit strategjik.

Kjo punëtori është duke u mbajtur në Ohër, ndërsa ishte e organizuar me ndihmën e Misionit të OSBE-së në Shkup.

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwittergoogle_pluslinkedin
Tags: