Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

SHGM shpreh solidaritet me gazetarët kroat

ZNM
Thursday, der 14. March 2019Thursday, der 14. March 2019/ Thursday, der 14. March 2019

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë shpreh solidaritet dhe mbështetje për kolegët gazetarë nga Kroacia të cilët kohëve të fundit kanë qenë objektiv i shpeshtë i kërcënimeve.

Gjegjësisht, ca ditë më parë para ndërtesës në Zagreb në të cilën janë vendosur redaksitë e televizioniz N1, Net.hr dhe Telegram është gjetur një porosi kërcënuese ndaj gazetarëve. “Vdekje për gazetarët” ishte porosia të cilën e fshinë autoritetet shkurt pas paraqitjes së këtij rasti në polici.

Ky kërcënim erdhi pasi që gazetarët kroat në fillim të muajit mars protestuan kundër kërcënimeve të vazhdueshme ndaj gazetarëve, dhunës mbi tyre, kundër persekutimit gjyqësor, si dhe kundër trysnisë nga ana e pushtetit ndaj reklamuesve në media.

“Jemi të ngopur nga paditë e shumta dhe nga persekutimi gjyqësor, tani më secili mund të na padisë në këtë vend. Institucionet publike janë duke zhvilluar një luftë të vërtet kundër gazetarëve. Ne jetojmë në një vend ku ata mund të na dënojnë madje edhe për botimin e një informacionit të vërtetë”, tha kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Kroacisë Hrvoje Zovko para protestës, e cila u zhvillua nën moton “Ju morët kontrollin e medias, ne nuk do të heqim dorë nga gazetaria”.

SHGM u bën thirrje zyrtarëve të lartë të Kroacisë për të dënuar këto kërcënime të tmerrshme dhe për të ndihmuar që të zvogëlohen kërcënimet ndaj gazetarëve, sepse çdo sulm mbi gazetarët paraqet sulm mbi interesin publik, demokracisë dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve.

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwittergoogle_pluslinkedin