Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

SHGM: Kërkojmë përzgjedhje profesionale dhe të pavarur në këshillat e ASHMAA dhe RTVM

ZNM
Thursday, der 20. June 2019Thursday, der 20. June 2019/ Thursday, der 20. June 2019

Konstituimi i Këshillit të ri të Agjencionit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (AShMAA) dhe të Këshillit programor në servilin publik ishin tema kryesore gjatë takimit të Kryetarit të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Mlladen Çadikovski dhe Kryetarit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Çadikovski theksoi se vetëm me anëtarë të pavarur dhe profesional në këto dy institucione do të mund të debllokohen reformat në media.

“Nga përzgjedhja personale e Këshillit të Agjencisë dhe servilit publik, do të varret më së shumti se a do të punojnë institucionet në interes të publikut, qytetarëve dhe gazetarëve ose do të vazhdojnë të jenë të lidhura me partitë, siç është konstatuar në shumë raporte ndërkombëtare”, tha Çadikovski.

Ai kërkoi nga Pendarovski të angazhohet për zgjedhje sa më të shpejt të këshillave në këto dy institucione.

Së bashku konstatuan se shteti dhe mediat duhet të sigurojnë të drejtat dhe liritë themelore të gazetarëve me qëllim të zbatimit të standardeve profesionale gjatë raportimit.

Shefi i shtetit, Pendarovski përkrahu punën e SHGM-së dhe gazetarëve dhe theksoi se do të angazhohet për lirinë e medias dhe për transparencë sa më të madhe të institucioneve, që paraqesin imperativ dhe një nga parimet themelore të demokracisë në çdo shtet.

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwittergoogle_pluslinkedin
Tags: