Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

Përfundimi i katër gjykatave të apelit: mediat online janë media

ZNM
Friday, der 10. May 2019Friday, der 10. May 2019/ Friday, der 10. May 2019

Të katër gjykatat e apelit në Republikën e Maqedonisë së Veriut konkluduan se mediat online që paraqiten si palë para gjykatave civile të shkallës së parë kur vendosin gjatë procedurës për shpifje dhe fyerje duhet të kenë trajtim të njëjtë sikur mediat tradicionale.

Në konkluzën e tyre, katër gjykatat e apelit konstatuan se kryeredaktori i publikimeve elektronike si dhe i të gjitha mediave të tjera elektronike mban përgjegjësi për përmbajtjet e publikuara.

Kjo do të thotë se në të ardhmen të gjitha gjykatat civile në vend, duke përfshirë edhe Gjyqin Themelor në Shkup duhet t’i respektojnë këto pjesë të ligjit me të cilët mbrohen të drejtat e gazetarëve dhe kryeredaktorëve, por edhe vet mediave siç janë për shembull: përjashtimi nga përgjegjësia për shpifje dhe fyerje, zbulimi i fakteve që kanë të bëjnë me interesin publik duke iu referuar burimeve dhe njohurive serioze për vërtetësinë e tyre, zbutja e dëmit nëpërmjet të kërkesës për falje dhe tërheqjes publike, e drejta për demant dhe përgjigje, mungesa e përgjegjësisë në raste kur gazetari ka vepruar me vëmendje dhe në pajtim me parimet etike të gazetarisë etj.

Ky ndryshim gjithashtu mbron publikun nga gazetaria joprofesionale por në të njëjtën kohë edhe të gjitha gjykatat civile janë të detyruara të mbrojnë edhe mediat online që punojnë duke respektuar parimet e Kodit Etik të Gazetarëve.

Konkluza është në pajtim me praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ndërsa në mënyrë indirekte duhet të ndihmojë që të zbusin përpjekjet e partive politike për të iniciuar rregullimin e mediave onlajn që mund të kufizojë lirinë e fjalës.

Ky aktivitet vjen si rezultat i përpjekjeve të SHGM-së për t’i bindur kryetarët e gjykatave civile dhe të apelit, por edhe të Gjykatës Supreme që praktika për këto çështje duhet të jetë e sinkronizuar në gjykatën civile në Shkup, por edhe në të gjitha gjykatat civile në vend. Kjo është në pajtim me praktikën e GjEDNj dhe do të ndihmojë që të mbrohen gazetarët dhe punonjësit mediatik. Konkluzionin për këtë risi që vijoi pas kërkesave të SHGM-së u dërgua nga Gjyqi i Apelit në Gostivar nga Kryetari Shefajet Hajdari.

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwittergoogle_pluslinkedin