Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

Gazetarë nga TV Alfa kanë hasur në pengesa gjatë punës nga ana e sigurimit privat të Skopje City Mall

ZNM
Thursday, der 2. May 2019Thursday, der 2. May 2019/ Thursday, der 2. May 2019

Më 1 maj 2019, në hyrjen e qendrës tregtare “City Mall” kameramani dhe gazetari nga TV Alfa janë penguar gjatë kryerjes së detyrave të tyre profesionale. Anëtarët e sigurimit privat “OSA” i janë afruar kameramanit dhe gazetares të cilët në ato çaste raportonin nga trotuari afër hyrjes së qendrës tregtare City Mall dhe kanë urdhëruar të mos xhirojnë më dhe të largohen nga aty.

Pas paraqitjes të ngjarjes së ekipit të TV Alfa në SHGM, kontaktuam me menaxherët e kësaj agjencie. Ata thanë se do të hetojnë hollësisht këtë ngjarje dhe do të marrin masa për të dënuar të punësuarit që kanë tejkaluar kompetencat e tyre. Për më tepër, agjencia “OSA” kërkoi falje për kameramanin dhe gazetaren në qoftë se në ndonjë mënyrë kanë penguar punën e tyre.

SHGM do të paraqesë këtë rast në Dhomën e Sigurisë Private të Republikës së Maqedonisë së Veriut në mënyrë që të pastrohet ky incident sa më shpejt dhe të mos përsëritet në të ardhmen. Duhet ditur se të punësuarit në agjencitë private të sigurisë në asnjë rast nuk mund të kufizojnë punën e kameramanëve dhe gazetarëve të cilët raportojnë, dhe posaçërisht kur raportojnë hapësira publike.

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwittergoogle_pluslinkedin
Tags: