Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

SHGM ndau certifikata për gazetarët që mbaruan me sukses trajnimin për gazetari hulumtuese

ZNM
Monday, der 5. November 2018Monday, der 5. November 2018/ Monday, der 5. November 2018

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë në bashkëpunim me Ambasadën Amerikanë në Maqedoni ndanë certifikata për trajnimin e përfunduar me sukses për gazetari hulumtuese, që ishte e organizuar për gazetarë të rinj nga Maqedonia. Tema e trajnimeve, të cilët zgjatën nëntë muaj ishte: “Avancimi i teknikave të hulumtimit dhe prezantimi kreativ i tyre”.

Ligjërues në këto trajnime ishin gazetarët  me përvojë Zoran Dimitrovski dhe Zoran Riçliev, ndërsa gazetarët e rinj patën mundësi t’i dëgjojnë edhe përvojat dhe këshillat e mysafirëve në trajnimet, të cilët më së shpeshti ishin gazetarë me përvojë shumëvjeçare në gazetarinë hulumtuese.

Kryetari i SHGM, Naser Selmani, i falënderoi ambasadës Amerikane e cila gjithmonë ka mbështetur Shoqatën në luftën për lirinë e fjalës dhe mediat. Ai theksoi se trajnime të tilla janë shumë të rëndësishme për gazetarët e rinj. Sipas Selmanit, në gazetari një ndër gjërave më të rëndësishme është të mësoni si të vini deri te lajmi. “Më së shpeshti për të ardhur deri te lajmet e rëndësishme duhet të hulumtoni thellësisht dhe të analizoni shumë të dhëna. Këto trajnime pikërisht këtë kanë pasur për qëllim. Të ju mësojnë të njihni lajmin, ndërsa më vonë edhe ta publikoni në mënyrë që do të jetë e kuptueshme për tërë opinionin”, tha ai.

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwittergoogle_pluslinkedin