Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

Të ndërpritet vlerësimi i gazetarëve të RTM-së me kritere administrative

ZNM
Wednesday, der 5. December 2018Wednesday, der 5. December 2018/ Wednesday, der 5. December 2018

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë proteston kundër vlerësimit të gazetarëve dhe kuadrit kreativ në Radiotelevizionin e Maqedonisë në pajtim me Ligjin për nëpunësit publik. Gazetarët dhe kuadri kreativ në RTM nuk guxon të trajtohen si administratë publike dhe ofrues të shërbimeve publike sepse kështu cenohet autonomia institucionale dhe pamundësohet roli i tij si servis radioviziv publik i qytetarëve.

Vlerësimi i tyre si pjesë e administratës publike paraqet trysni publike ndaj kolegëve tanë dhe përpjekje për të ndikuar në politikën redaktuese të servisit publik. Këshilli programor dhe Drejtori i RTM-së, duhet menjëherë të shtyjnë vlerësimin e gazetarëve të servisit publik me kritere administrative deri sa kolegët tanë nuk shlyhen nga Ligji për nëpunësit publik.

Po ashtu kërkojmë nga Ministria për Shoqëri Informative dhe Administratë të pushojë së ushtruari trysni financiare ndaj RTM-së. Servisi publik llogari jep vetëm para Kuvendit të Maqedonisë dhe askujt tjetër. MShIA nuk ka të drejtë të kërkojë raporte financiare mujore për punën e RTM-së sepse me këtë bëhet ndërhyrje në pavarësinë financiare të servisit publik.

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwittergoogle_pluslinkedin
Tags: