Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

Riaktivohet seksioni i gazetarëve të sportit pranë SHGM-së

ZNM
Saturday, der 23. February 2019Saturday, der 23. February 2019/ Saturday, der 23. February 2019

Sot në kuadër të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë u riaktivua seksioni i gazetarëve të sportit. Ky seksion do të merret me të drejtat e gazetarëve, mbrojtjen dhe kushtet për punë në të gjitha lokacionet në të cilët kolegët tanë nga redaksitë sportive kryejnë obligimet e tyre, para federatave dhe asociatave ndërkombëtare të sportit por edhe para atyre të vendit.

Në takimin e sotshëm në SHGM morrën pjesë afër pesëdhjetë gazetarë nga pothuajse të gjitha redaksitë dhe nga të gjitha llojet e mediave, ndërsa ishin prezent edhe një pjesë e veteranëve të gazetarisë sportive.

Kryetari i SHGM-së Mlladen Çadikovski tha se Shoqata si organizatë më e vjetër dhe e mirënjohur do të ndihmojë seksionin e gazetarëve të sportit me qëllim që të përmirësohen kushtet e punës të gazetarëve dhe për tu përfaqësuar në mënyrë më efikase para organizatave vendore dhe ndërkombëtare.

Njëkohësisht u emërua edhe një organ i përkohshëm për udhëheqjen e këtij seksioni i përbërë nga: Pero Momirovski, Safet Ademi dhe Vlladko Arsov.

Ato u zotuan për të kthyer reputacionin e seksionit, ndërsa me atë edhe të punojnë në sigurimin e kushteve optimale për punë në arenat e sportit, në mënyrë që të mund gazetarët të kryejnë profesionalisht punën e tyre, si dhe për komunikim më të mirë me klubet dhe federatat.

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwittergoogle_pluslinkedin